Vuçiç shpall të suksesshëm referendumin e tij: Mbi 60% i thanë po ndryshimeve kushtetuese

schedule22:37 - 16 Janar, 2022

schedule 22:37 - 16 Janar, 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se më shumë se 60% e popullatës votoi “po” në referendum.

Aleksandar Vuçiç tha se për ndryshimet kushtetuese votuan 60.48% e votuesve, ndërsa kundër 39.52 për qind. Ai ka deklaruar se diferenca është rreth 400 mijë vota mes atyre që kanë votuar “po” dhe atyre që kanë votuar “jo”.

Vuçiç theksoi se pothuajse askund nuk ka pasur probleme dhe tha se njerëz nga parti të ndryshme kanë bashkëpunuar.

“Unë mendoj se kemi bërë një gjë të mirë për vendin tonë”, tha Vuçiç.

Në Serbi të dielën, më 16 janar, është mbajtur referendumi për ndryshimin e Kushtetutës, aktit më të lartë ligjor të shtetit. Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!