Vuçiç: Serbia do vazhdojë të ketë marrëdhënie shumë të mira me Rusinë

schedule20:15 - 23 Korrik, 2024

schedule 20:15 - 23 Korrik, 2024

“Niveli i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është shumë i mirë dhe do të mbetet i tillë pavarësisht keqbërësve”.

Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shkruan Tass.

“Ne kemi marrëdhënie të mira, shumë të mira me Federatën Ruse, dhe ato do të vazhdojnë pavarësisht nga të gjithë ata që do të donin që ne të mos i kishim ato. Ashtu siç do të vazhdojmë rrugën tonë evropiane pavarësisht të gjithë atyre që do të donin që ne të ndalonim këtu, dhe këta nuk janë njerëz me mendje pro-ruse”, tha Vuçiç në ceremoninë për zbulimin e një terminali të ri në aeroportin e Nishit.

Më herët, Vuçiç se Serbia synon të ndjekë politikën e saj në përputhje me planet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por do të mbajë qëndrimin e saj për refuzimin për t’iu bashkuar sanksioneve anti-ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!