Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit

schedule13:56 - 29 Korrik, 2024

schedule 13:56 - 29 Korrik, 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur të hënën se ai dhe ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, janë pajtuar që dy shtetet të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit.

“Ne jemi pajtuar që të përkujtojmë së bashku 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Ne kemi diskutuar për temat e interesit të përbashkët, sidomos në fushat si tregtia, kultura dhe siguria rajonale”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Instagram, pas takimit me ambasadorin rus.

Ai ka thënë se me Bocan-Harchenkon ka biseduar edhe për “situatën aktuale në shtet dhe rajon”.

Përvjetori i çlirimit të Beogradit nga pushtuesi gjerman, shënohet më 20 tetor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!