Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA! Sëmuret papritur dhe nuk takohet me presidentin Trump

schedule10:44 - 3 Maj, 2025

schedule 10:44 - 3 Maj, 2025

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç u detyrua të ndërpresë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të përkeqësimit të papritur të gjendjes së tij shëndetësore.

Mediat Serbe shkruajnë se Presideni i vendit I cili kërkoi ndihmë mjekësore dhe bëri disa ekzaminime në Shtetet e Bashkuara mori vendimin për tu kthyer menjëherë në Beograd.

Vuçiç u nis drejt Serbisë në orët e vona të pasdites së të premtes.



Kabineti I Presidentit Serb deklaroi këtë të shtunë se publiku do të informohet më hollësisht mbi gjendjen shëndetësore të Vuçiç përgjatë ditëve në vijim dhe për arsyet që e detyruan atë të kthehej në Beograd.

Vucic kishte udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara shëndetësore në 30 prill dhe në axhendën e tij ishin takime me kongresmen republikan si dhe me vetë presidentin Amerikan Donald Trump.

Pasi mbërriti në Washington Vuçiç ishte takuar me  ish kryetarin e Bashkisë së Nju Jork dhe një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Trump, Rudy Giuliani.

Ish I dërguari I Trump për Ballkanin Perëndimor I cili aktualisht mban rolin e dërguarit të Posacëm të Presidentit Trump për misione të posaçme, Richard Grenell shkroi në X se uron që Aleksandër Vucic të jetë mire ndërsa shprehu se I vinte keq që nuk kishte mundur ta takonte atë në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara.

Vizita e Vucic në Shtetet e Bashkuara të Amerikës erdhi disa ditë përpara se Presidenti Rus të merrte pjesë në paradën e fitores në Moskë në 9 maj I ftuar nga vetë Presidenti Rus Vladimir Putin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!