Vuçiç: Putinin e njoh më mirë se 99 për qind e liderëve të botës, madje e di çfarë mendon

schedule14:48 - 26 Mars, 2022

schedule 14:48 - 26 Mars, 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë të dhënë për mediat në Beograd është shprehur se e njeh shumë mirë  presidentin rus, Vladimir Putin dhe se i di mendimet e tij. ndërkohë në lidhje me vendimin për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, ai është shprehur se ky është një vendim i drejtë për popullin e Serbisë.

Ndër të tjera ai ka thënë se se e njeh liderin rus më mirë se shumë liderë botërorë dhe se e di se çfarë mendon ai.

“Unë mendoj se ne kemi marrë vendimin më të drejtë dhe më të mirë për ne. Dhe si mund të na bëjnë presion ata që zgjedhin çfarë sanksionesh duan dhe çfarë nuk duan dhe ata vërtet duan që ne të vendosim sanksione që ata vetë nuk i vendosin.

Besoj se Putin e njoh më mirë se 99 për qind e liderëve të botës dhe e kuptoj atë që ka në mendjen e tij. Mendoj se Perëndimi e befasoi në fillim dhe se tani është në një situatë ku nuk ka ku të shkojë dhe se ai po e befason më shumë Perëndimin dhe duhet të luftojë”, tha ai.

Ndër të tjera ai ka shpjeguar se Serbia nuk ka vepruar politikisht por në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. /abcnews.al