“Tani ata do të dalin me diçka të re, unë jam duke pritur se çfarë është ajo e re, me çfarë do të dalin. Ata në thelb pajtohen me gjithçka që po bën Albin Kurti”.
Vuçiç tha për TV Pink se nuk i interesojnë siç tha ai “ankesat e diplomatëve perëndimorë se ai përgjigjet ashpër ndaj tyre, sepse nuk është punë e tyre të ankohen tek ai”.
Presidenti serb theksoi se shqetësimi i tij më i madh është Kosova dhe se siç tha për të është e rëndësishme që pas raundit të fundit të dialogut, Serbia të mos jetë fajtore.
Vuçiç foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi. Ai bëri me dije se do të takohet me pjesën e opozitës që ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve deri në fund të vitit.
“Ne do t’i shpallim ato më 4 mars ose një javë më parë”, shtoi Vuçiç.