Vuçiç: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

schedule22:20 - 2 Qershor, 2023

schedule 22:20 - 2 Qershor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 2 qershor, tha se nuk e di se cila është zgjidhja për shtensionimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që vijnë në Beograd.

“Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiç për televizionin Prva, shkruan REL.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Vizita e tyre vjen në mes të tensioneve në veri të Kosovës, ku grupe të serbëve lokalë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë protestuar për një javë kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!