Vuçiç poston hartën e Kosovës me flamurin serb, reagon Hoxhaj

schedule07:41 - 19 Mars, 2021

schedule 07:41 - 19 Mars, 2021

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas postimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç postoi një fotografi me hartën e Kosovës, të cilën e bëri pjesë të Serbisë. Hoxhaj përmes një postimi në profilin e tij në Tëitter shkruan se Serbia po propagandon po nxitë urrejtje kundër fqinjëve.

“Serbia nën @avucic  sundimi autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda & urrejtja nxiten kundër fqinjëve. # Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-arlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.

Fotografia të cilën Vuçiç e postoi në Instagram ka marrë shumë raportime nga kosovarët, pasi u janë ndjerë të ofenduar nga ky postim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!