I pyetur nga gazetarët gjatë një konference për shtyp në Beograd, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndër të tjera ka folur dhe për idenë e ndryshimit tëkufijve me Kosovën. Ai u shpreh se ideja e demarkacionit do të thotë se në këtë mënyrë do të mund të dihen kufijtë mes serbëve dhe shqiptarëve, por qytetarët serbë mendojnë ndryshe, dhe ai është i detyruar të respektojë vendimin e tyre.
I pyetur nga gazetarët nëse në Paris, ku në nëntor do të shënohet 100-vjetori i fitores në Luftën e Parë Botërore, nëse do të bisedojë me Hashim Thaçin, ai tha se ishte i gatshëm për të folur në çdo kohë dhe kudo./abcnews.al