Vuçiç per mediat serbe: Do të luftojmë për Trepçen

schedule14:24 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 14:24 - 8 Dhjetor, 2017

90 vjet nga nisja e funksionimit e kompleksit minerar dhe metalurgjik të Trepçës në Kosovë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi për mediat serbe se vendi i tij do të luftojë për dhe nuk do të pranonte asnjë kompromis. Vucic shtoi se ajo ndërmarrje është shumë e dashur për Serbinë dhe nuk është thjesht një biznes, por pjesë e trashëgimisë familjare dhe kombëtare, pjesë e traditës. Në një letër dërguar punëtorëve të kompanisë kreu I shtetit serb shkruan se Trepca simbolizon traditën e minierave dhe ekzistencën e serbëve në Kosovë. Sipas tij Beogradi nuk do të heqë dorë asnjëherë nga menaxhimi i saj dhe për sa kohë që Serbia ekziston asngjë nuk do ia heqë dot nga kontrolli Trepcën. Vucic theksoi se hapja e Trepçës 90 vjet më parë, paralajmëroi një epokë të re, dhe se ata që po përpiqen ta marrin nuk duhet të harrojnë se ajo është një trashëgimi e paprekshme, e cila nuk mund të vidhet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!