Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç para nisjes për në Bruksel, do të zhvillojë një komunikim publik për formimin e Qeverisë së re, vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe planet për luftën ndaj Covid-19.
Mediat bëjnë me dije se Vuçiç ka njoftuar se Ministri i Financave Sinisha Mali dhe ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar do të marrin pjesë në konferencën për shtyp.
Ndërkohë pritet që me 12 korrik presidenti i Serbisë, të takohet me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Bruksel.
Një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar takimin të dielën.
“Konfirmoj se këtë të diel, më 12 korrik, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vijnë në Bruksel për një takim të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga BE. Ky do të jetë takimi i parë nga nëntori i 2018. Do të drejtohet nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell i ndihmuar nga i ngarkuari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano./abcnews.al