Vuçiç para formimit të ushtrisë së Kosovës: Haradinaj është shtetas i Serbisë

schedule18:47 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 18:47 - 13 Dhjetor, 2018

Serbia në gjendje alarmi para formimit të ushtrisë së Kosovës. Presidenti serb, Aleksandër Vucic, të paktën në tri evente të ndryshme ka çështje duke akuzuar Kosovën se është duke vendosur rajonin në rrezik.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, votimin e ushtrisë nga Kuvendii Kosovës pritet ta pret në bazat ushtarake në zonën e sigurisë kufitare. Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka bërë që Serbia të alarmoj se paraqet rrezikun më të madh për rajonin. Vuçiç ka pranuar se mundësitë janë të vogla, por i ka tërhequr vëmendjen edhe bashkësisë ndërkombëtare edhe Kosovës të mos e poshtërojnë Serbinë.

NATO ka përgjegjësi ta ndaloj ushtrinë e Kosovës, por kreu i Serbisë beson se kjo nuk do të ndodh pasi SHBA dhe Britania e mbështesin Kosovës. Kundër një fuqie të tillë nuk do të luftoj.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Nuk duhet të na poshtroj askush pasi këtë as serbët e as Serbia nuk do ta tolerojnë. Serbinë nuk mund ta udhëheqin as Haradinaj, si shtetas i yni, e as ndërkombëtarët. E gjithë kjo që është duke ndodhur ka mbështetje, por është e kundërligjshme. Ne do të reagojmë qetë, pa kërcënime dhe do të mundohemi ta ruajm paqen.

Serbia u alarmua edhe për shkak të lëvizjeve të NATO-s në veri të Kosovës, zyrtarët e së cilës e quajtën vetëm një stërvitje.

Presidenti serb është takuar edhe me shefin e misionit të OKB-së UNMIK në Kosovë për t’u ankuar për veprimet e Kosovës.

Gazetari dhe analisti i pensionuar i agjenicisë Reuters, Jaksha Shcekic, thotë se kërcënimet nuk kanë fuqi reale për tu kthyer në konflikt.

Jaksha Scekiç, Analist: Serbia ka provuar një herë të luftoj kundër gjithë botës dhe në të gjithë e dimë se si ka kaluar. Mendoj se reagimet do të jenë verbale, por nuk ka vullnet për luftë dhe këto veprime në Kosovë janë rezultat i konfliktit të ngrirë. Koha e luftës ka kaluar.

Ragimet e Serbisë pritet të shkojnë nga ato diplomatike e deri tek largimi i serbëve nga qeveria e Kosoës. Ushtria shënon një nga disfatat e mëdha politike për Serbinë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!