Vuçiç: Paniku i panevojshëm, asnjë i infektuar me koronavirus në Serbi

schedule15:14 - 26 Shkurt, 2020

schedule 15:14 - 26 Shkurt, 2020

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë person të konfirmuar si të dyshuar të prekur nga koronavirusi në Serbi.

Në një prononcim për mediat kreu i shtetit është shprehur se sistemi shëndetësor i Serbisë, është plotësisht i përgatitur për shfaqjen e mundshme të virusit.

Gjithashtu ai u ka kthyer përgjigje disa komentuesve në rrjetet sociale, se disa njerëz kishin vdekur tashmë nga koronavirusi në Serbi, ai ka deklaruar se kjo ishte gënjeshtër absolute dhe është i panevojshëm paniku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!