Vuçiç nxehet me Hotin: Mos e përdor më fjalën shtet

schedule17:33 - 22 Tetor, 2020

schedule 17:33 - 22 Tetor, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç këtë të enjte kanë zhvilluar një takim virtual, në kuadër të bisedimeve për dialogun.

Në këtë takim presidenti serb është nxehur gjatë diskutimit, pasi që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mënyrë të përsëritur i është referuar Republikës së Kosovës si shtet.

Vuçiç në fjalën e tij i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës që të mos e përdorë më shprehjen “Kosova dhe Serbia janë dy shtete”.

Hoti theksoi disa herë:  dy shtete-dy shtete, dy shtete-dy shtete në këtë takim por edhe në takimet tjera. I them të mos e përdorë këtë mijëra herë. Nëse do afrim mes nesh mos e thuaj këtë gjithmonë. Ne e dimë çfarë mendon”, ka thënë Vuçiç  .

Ndër të tjera Vuçiç në Forumin e Sigurisë në Beograd, ka deklaruara se nuk kady shtete, ka një shtet që është anëtar i OKB-së në akordancë me Rezolutën 1244.

Duhet ta respektojmë njëri-tjetrin. Kur flasim për zgjidhje kompromisi nuk mund të flasim që Serbia ta njoh Kosovën dhe Kosova ta njohë Serbinë. Ju nuk njihni shtete. S’kemi nevojë për ketë. Kemi nevojë për kompromis”, është shprehur ndër të tjera Vuçiç.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!