Vuçiç nuk sheh asnjë sinjal për arritjen e marrëveshjejes me Kosovën

schedule12:44 - 21 Janar, 2019

schedule 12:44 - 21 Janar, 2019

Aleksandër Vuçiç nuk beson shumë në një zgjidhje përfundimtare për Kosovën dhe ne nje marreveshje me Prishtinen. Ai reagoi ndaj deklaratës më të fundit të homologut kosovar, i cili u shpreh se është koha më e mirë për të arritur një marrëveshje mes palëve.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk është shprehur optimist se do të arrihet ndonjë zgjidhje përfundimtare me Kosovën, por gjithësesi ai këmbëngul se është gati për për vendime të vështira.

Vuçic deklaroi se  është vështirë të dihen vendet që kanë njohur shtetin e Kosovës, pasi sipas tij shumë prej tyre tashmë e kanë tërhequr atë njohje.

Mediat serbe kanë raportuar se Republika e Palau-s është vendi i 13-të që ka tërhequr njohjen e Kosovës dhe se presidenti i kësaj republike do të takohet sot me Vuçic në Serbi.

Kreu i shtetit serb komentoi edhe deklaratat e homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi dhënë në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë ‘APA’, ku duke folur për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me u shpreh se kjo marrëveshje do të mundësojë anëtarësimin në BE të të dyja vendeve, derisa për Kosovën edhe në NATO.

Por Vucic theksoi se është e kotë të bisedohet deri sa taksa për produktet serbe ëshët ende në fuqi: “Ata vendosin flamuj në rafte, në mënyrë që njerëzit mos të blejnë produktet serbe”shtoi ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!