Vuçiç: Nuk më detyron asgjë dhe askush të njoh pavarësinë e Kosovës

schedule16:35 - 21 Shtator, 2018

schedule 16:35 - 21 Shtator, 2018

Në një konferencë për shtyp Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, theksoi se askush dhe asgjë nuk mund ta detyrojë atë të njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërsa për sa i përket dialogut me Prishtinën ai shtoi se Beogradi kërkon të dijë qartë se për çfarë do të flitet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se asnjë forcë nuk do të mund ta detyrojë të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një deklaratë për shtyp në Beograd, ai shtoi se Serbia mbështet gjithmonë dialogun me Prishtinën dhe me të gjithë. Megjithatë, ai theksoi se pala serbe duhet ta ketë të qartë se për çfarë po diskutohet.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit serb nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian, që sipas Vuçiç zgjedh të qëndrojë në heshtje përballë deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka përsëritur në disa raste se lëvizja e kufijve të vendit do të shkaktonte luftë.

Edhe ministri i Jashtëm serb Daçiç ka qenë në të njëjtën linjë. Ai reagoi ndaj deklaratës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sipas së cilës, asgjë smund të detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës pa një marrëveshje mes dy vendeve. Daçiç theksoi se Thaçi ka të drejtë kur thotë se askush smund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Republikën e Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!