Vuçiç: Nuk kam urdhëruar ngritjen e gatishmërisë luftarake

schedule20:32 - 22 Shtator, 2023

schedule 20:32 - 22 Shtator, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga Nju Jorku, me rastin e lëvizjes së vëzhguar të ushtrisë serbe drejt Rashkës, ka thënë se nuk ka urdhëruar ngritjen e nivelit të gatishmërisë luftarake dhe se këto janë aktivitete të rregullta.

“Kur e ngritëm gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë, atëherë aty ishin shumë ushtarë tanë, por tani nuk është kështu. “Aktivitetet e rregullta janë intensifikuar disi, është detyra jonë ta trajnojmë ushtrinë, ta forcojmë, të kemi shumë më tepër stërvitje dhe nëse ka ndonjë rritje të gatishmërisë luftarake, do të informoheni menjëherë”, u tha Vuçiç gazetarëve, shkruan N1.

I pyetur se si shkoi takimi i tij me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ai tha: “Shkoi mirë, biseduam dhe kaq”.

“Unë as nuk e di saktësisht se çfarë të përgjigjem, nuk mund ta kritikoj Lajçakun për t’ia hedhur fajin dikujt tjetër. Nuk është faji as ai, vendimet kryesore merren në Berlin, Paris, Uashington, nuk është një situatë e lehtë”, theksoi Vuçiç./abcnews.al