Vuçiç: Nuk kam kërkuar asnjëherë ndarjen e Kosovës me baza etnike

schedule13:03 - 6 Tetor, 2018

schedule 13:03 - 6 Tetor, 2018

Në një intervistë për mediat ruse presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk kishte kërkuar asnjëherë ndarjen e Kosovës në baza etnike. Ai shtoi se marrëveshja përfundimtare me Kosovën nuk mund të ndodhë në se shqiptarët pretendojnë të marrin gjithçka.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, deklaroi se asnjëherë nuk ka kërkuar një ndarje të Kosovës në baza etnike.

Gjatë një interviste për mediat ruse ai theksoi se duhet një marrëveshje përfundimtare mes serbëve dhe shqiptarëve; por kjo marrëveshje nuk mund të arrihet nëse shqiptarët vazhdojnë të pretendojnë gjithcka, dhe serbëve të mos u takojë asgjë.

Kreu I shtetit serb këmbënguli se ky është qëndrimi i vetëm i Serbisë, të cilin nuk e ka braktisur kurrë. Vucic foli dhe për reagimet e shumta ndaj idesë së për korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se Rusia e mbështet nëse Beogradi bie dakord por disa vende të Bashkimit europian janë shprehur kundër kësaj ideje. Kjo sepse sipas tyre, në këtë mënyrë do të hapej kutia e Pandorës.

Presidenti serb tha se në të vërtetë kutia e Pandorës është hapur nga vendet që njohën pavarësinë e Kosovës, e cila sipas tij u shpall në mënyrë të njëanshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!