Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot në një deklaratë për gazetarët në Granada, ku po merr pjesë në Samitin e Tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), se gjatë mbrëmjes do të ketë takime të shumta të rëndësishme.
Siç tha ai, që nga mëngjesi i sotëm ka pasur një sërë bisedimesh serioze dhe shtoi se ngjarjet në Kosovë do të diskutohen nesër, shkruan Euronews Serbia.
“Sonte kam bisedime me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, pres edhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Nesër në seancën e Këshillit Evropian tema do të jetë Kosova. Disa do të mundohen të flasin për Serbinë në mënyra të ndryshme”, tha presidenti i Serbisë.
Ai ka theksuar se është munduar t’ua shpjegojë qëndrimin e Serbisë përfaqësuesve evropianë, se kjo është punë e tij dhe se kështu do të vazhdojë./abcnews.al