Vuçiç: Nëse do të kishim vendosur sanksione kundër Rusisë, SHBA s’do ta kishte sanksionuar Vulinin

schedule22:50 - 13 Korrik, 2023

schedule 22:50 - 13 Korrik, 2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se sanksionet e SHBA-ve ndaj drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin janë vendosur për shkak të qëndrimit të tij ndaj Rusisë.

Sipas tij, ndaj Vulin nuk do të kishte sanksione nëse ai si president i Serbisë para disa ditësh do të kishte paralajmëruar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Sanksionet ndaj Vulin nuk janë një masë e lehtë për ne, por duhet të kuptojmë se kjo është një situatë shumë e rëndë dhe ta trajtojmë si të tillë”, tha Vuçiç.

“Nëse ata japin ndonjë informacion për atë çështje, ne do ta ndjekim penalisht Vulin. Sigurisht, nuk ka asgjë për këtë, unë e di cila është arsyeja (për sanksionet) – marrëdhënia e tij me Moskën,” tha ai. “Më thanë – vendos sanksione ndaj Rusisë, nuk ka sanksione kundër askujt në Serbi”, shtoi Vuçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!