Vuçiç në Jug të Serbisë: Asnjë cm territor Kosovës, Medvegja tokë serbe

schedule20:07 - 28 Shkurt, 2019

schedule 20:07 - 28 Shkurt, 2019

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk do t’i japë asnjë centimetër territor Kosovës. Gjatë një vizite në jug të Serbisë, Vuçiç ka theksuar se Medvegja e banuar me shqiptarë ka qenë dhe do të mbetet tokë serbe.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është nisur në jug dhe para se të arrijë në Medvegjë ku jetojnë edhe shqiptarët, ka folur për Kosovën. Pasi u ka premtuar banorëve për investim në këtë pjesë, ai ka theksuar se Serbia nuk ia jap Kosovës asnjë gjë. Ai ka reguar për letrën që i ka shkruar shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, të cilën refuzon ta lexoi.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë:  “Unë sot do të shkoj edhe në Medvegjë dhe në Banjë të Siarinës. Dëgjoj vazhdimisht deklaratat nga Prishtina, por natyrisht Banja dhe Medvegja kanë qenë Serbi, janë dhe do të ngelen Serbi”.

Ka arritur më pas në qytet dhe ka folur për rëndësinë e investimeve, sidomos aty ku Serbia duhet të qëndroj. Të njejtat porosi I ka patur edhe në fjalimin e tij këtu. U ka thënë se shteti do të ftoj investitorët dhe do ta mbështesë zhvillimin ekonomik.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Edhe një herë po jua them, Medvegja ka qenë dhe do të ngelet e Serbisë. Neve na duhen vetëm investime këtu”.

Vuçiç tha se Serbia megjithatë është e përgjegjshme në politikë dhe nuk bën kërcënime. Presidenti serb vizitoti edhe qendrën e Banjës së Siarinës, të cilën një vit më parë e pati vizituar edhe presidenti, Ilir Meta. /abcnews.al

Gazetar: Idro Seferi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!