Vuçiç në Beograd: Asnjë marrëveshje pa kompromis me Kosovën

schedule11:45 - 20 Prill, 2019

schedule 11:45 - 20 Prill, 2019

Në Serbi presidenti Vuçiç mblodhi një tubim madhështor të mbështetësve të tij, një kontrast me protestat katër mujore të opozitës. Në qendër të fjalimit ishte Kosova dhe premtimi se nuk do ketë marrëveshje pa një kompromis.

Kjo është forca e presidentit, Aleksandër Vuçiç në Serbi. Tubimi i fundit në projektin e së ardhmes së Serbisë në sheshin e parlamentit në kryeqytet, por edhe matja e forcave me opozitën pas katër muajsh protesta. Ka paralajmëruar tubimin më të madh në histori që prej 50 vjetësh. Mediat serbe njoftojnë për disa qindra-mijëra të pranishëm nga e gjithë Serbia. Për më shumë se gjysmë ditë gjithçka ka qenë e bllokuar për të dëgjuar të parin e Serbisë. Kosovës i ka thënë “kurrë” pa një kompromis.

Emisarë të ndryshëm nga e gjithë bota vijnë në Beograd dhe më thonë: bëni diçka president, që shqiptarët ti heqin taksat. Përgjigja ime është se pavarësisht se kjo nuk do të jetë e lehtë të përballohet, asgjë nuk do bëjmë. Është koha të silleni në mënyrë të civilizuar. Edhe ju dhe shqiptarët duhet ta dinë se gjëja më e shtrenjtë është fytyra”, tha Vuçiç gjatë fjalës së tij.

Të gjithë rajonet serbe e kanë mbështetur në këtë miting. Përfaqësues nga Bosnja shprehën mirënjohje për punën e Vuçiç, por edhe një mbështetje për sfidat e ardhshme që e presin. Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç, në fjalën e tij tha se:

“Fuqinë tonë e kemi treguar edhe me tërheqjen e 13 shteteve të cilat kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në kohën e opozitës 83 shtete kanë njohur Kosovën. Për herë të parë më shumë shtete kanë tërhequr njohjen në krahasim me ato që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Millorad Dodik, i presidencës boshnjake tha se serbët e atjeshëm kanë ndaluar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në mbështetje ishte edhe shefi i diplomacisë hungareze i cili përcolli mbështetjen e kryeministrit, Viktor Orban, nga Budapesti.

Protestat e opozitës duket se kanë nxitur presidentin që drejton vendin ku përmenden zgjedhjet shpesh, të krijoj fushatën e ardhmja e Serbisë. Zgjedhjet ende nuk janë vendosur edhe pse janë kërkuar shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!