Vuçiç: Në 2022 do ketë sërish zgjedhje në Serbi

schedule22:43 - 20 Tetor, 2020

schedule 22:43 - 20 Tetor, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njëherësh udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe, e cila i ka fituar bindshëm zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor, ka bërë me dije se qeveria e re do të ketë një mandat të kufizuar deri në 3 prill të vitit 2022.

Mediat vendase bëjnë e dije se në vitin 2022 pritet që të zhvillohen edhe zgjedhjet e reja presidenciale.

Përveç partisë së tij, në qeverinë e re do të përfshihet edhe ish-partneri i tij, Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiçit dhe Lidhja Patriotike Serbe e Aleksandar Shapiçit, e cila deri më tash ka qenë në opozitë.

Ndërkohë pritet që Daçiç, ministër i deritashëm i Punëve të Jashtme, do të jetë kryetar i Kuvendit të Serbisë.

Ndërkohë Vuçiç në deklaratën e tij për mediat nuk ka bërë publik asnjë nga emrat e ministrave të rinj duke theksuar se do ta bëjë këtë pas bisedimeve shtesë brenda partisë.

Ndërkohë pritet që lista përfundimtare e ministrave do të bëhet publike më 25 tetor.

Ai tha se do të ketë disa ministri të reja, përfshirë Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Dialogun. Vuçiç ndër të tjera ka thënë se detyra kryesore e qeverisë së re, do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe një sistem i fortë shëndetësor.

Ndërsa detyra e dytë janë interesat e Serbisë në Kosovë, ka thënë Vuçiç.e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!