Dialogu Kosovë Serbi është një ndër çështjet më të diskutuara të rajonit. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një reagim të tij të fundit është shprehur se dialogu me Kosovën është një prej detyrave më të rëndësishme që ka në të ardhmen.
Sipas kreut të shtetit serb bisedimet me palën kosovare janë shumtë vështira, derisa shton se politika e jashtme e Serbisë zhvillohet në drejtim të ruajtjes së paqes dhe përparimit ekonomik.
“Unë mendoj se detyra jonë më e rëndësishme në periudhën e ardhshme është dialogu i vështirë me Kosovën. Unë asnjëherë nuk i kam ikur përgjegjësisë”, ka thënë Vuçiç.
Ai gjithashtu ka thënë se kushtet në të cilat po zhvillohen bisedimet janë të vështira.e.su./abcnews.al