Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaron se vendit të tij po i bëhet presion për të njohur Kosovën. Qëndrimin e shprehu gjatë një tubimi partiak në Beograd. Vuçiç premtoi se nuk do e lejojë një gjë të tillë, ndërsa nuk ka pritshmëri nga takimi që do mbahet në Berlin.
Serbia është nën presion të madh për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo ka qenë porosia që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u ka thënë simpatizuesve të tij në një tubim partiak në kryeqytetin serb. Por, Vuçiç u ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh pavarësisht se është bërë gabim që edhe një pjesë e madhe e serbëve ishte kundër zgjidhjes me kompromis. Ai ka thënë se nuk pret shumë nga takimi i liderëve ballkanikë në Berlin me insistumin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Makron.
Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Tani e vetmja gjë që kërkojnë është të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe asgjë më shumë. Do të ketë presione dhe nuk do të na pyesin më shumë se sa nëse misri duhet të jetë më i verdhë apo vetëm i verdhë. Ju lutëm më dëgjoni. Askush nuk ka dashur zgjidhje përvec meje dhe presioni do te shtohet. Tani kemi situatën që na kërkojnë njohjen e pavarësisë së plotë, as ndarje por vetëm një Kosovë të tërë të pavarur”.
Vuçiç ka thënë se Serbia me 6 maj në gjashtë muaj nga tarifat doganore të Kosovës do të marrë masa ndaj Prishtinës.
Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Nuk ka ngelur asgjë që shqiptarët nuk kanë bërë kundër Serbisë. Nuk kanë formuar asociacionin e komunave serbe dhe kanë vënë taksa. Kanë bërë një platform nëncmuese dhe kanë miratuar ushtrinë, kundër kushtetutës së tyre dhe përkundër asaj që edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se ishte kundër, kjo shqiptarëve u lejua”.
Presidenti serb para takimeve me përfaqësuesit e tjerë Ballkanik dhe ftesës që ka marrë nga Gjermania, do të flasë së pari me përfaqësuesit rus dhe ata kinez. Ka thënë se nuk ka qasje në celular për ata që duan t’i bëjnë presion pa hequr taksat. /abcnews.al

