Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç, me boshtin e Lindjes/ Justifikon praninë në paradën e Kinës: Do blejmë armë për sigurinë e Serbisë

schedule19:17 - 3 Shtator, 2025

schedule 19:17 - 3 Shtator, 2025

Loja me dy standarde e Serbise vijon. Viziten e tij krah liderve te kontestuar nga perendimi, si presidenti kinez Xi Jiping, presidenti rus Vladimir Putin apo udheheqesi i Korese se Veriut Kim Jong Un, Aleksander Vucic u perpoq ta justifikonte me nje “vezhgim” sic u shpreh ai, te asaj qe do te ishte me interes per tu blere per nevojat e ushtrise serbe.

Presidenti serb nuk nguroj as te komentonte aleancen ushtarake te nenshkruar ne Tirane mes Kosoves, Kroacise dhe Shqiperise me 18 mars.

“Erdhem per te pare se cfare mund te blejme per nevojat ushtarake te Serbise ne menyre që ajo të jetë një faktor parandalues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia. Nuk është rastësi që Prishtina, Zagrebi dhe Tirana formuan një aleancë ushtarake. Dhe, ata nuk e bënë atë për shkak të Austrisë, Hungarisë apo Sllovenisë, por për shkak të Serbisë. Ata e bënë kundër Serbisë”

Gjithesesi Vucic e beri te qarte se kujt prej armatimeve ja ka vene syrin.

“Serbia nuk është e interesuar për raketat balistike dhe hipersonike kineze, por se Kina ka avionë shumëfunksionalë të nivelit të lartë dhe helikopterë modernë.”

Vucic perpara gazetareve theksoj se Serbia “nuk do ta prekë askënd”, por po e forcon ushtrinë e saj për ta “ruajtur integritetin territorial”.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan më 18 mars një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, edhe pse qeveria kroate ka bere te ditur publikisht se deklarata e tri shteteve nuk synon krijimin e ndonjë aleance ushtarake, edhe pse duket se kjo marreveshje e ka tronditur Beogradin, i cili nga ana tjeter eshte ne process per anetaresimin e vendit ne BE.

Edhe pse interesi per Brukselin tani duket vetem nje fasade. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!