Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë, pozitën e serbëve në Kosovë. dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si dhe bashkëpunimin rajonal.
Vuçiç u shpreh se situata për serbët që jetojnë në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e vështirë, se ata janë të ekspozuar pothuajse çdo ditë ndaj sulmeve, arrestimeve dhe presioneve të tjera.
Gjatë takimit, Vuçiç theksoi pakënaqësinë në rritje të popullit si për shkak të njëanshmërisë të lëvizjve të autoriteteve në Prishtinë dhe për shkak të mungesës së një reagimi adekuat nga bashkësia ndërkombëtare.
“Republika e Serbisë po përpiqet të ruajë paqen me një politikë konsistente dhe të përgjegjshme dhe të sigurojë një jetë më të sigurt dhe më të lehtë për të gjithë qytetarët, me respektimin dhe zbatimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të dakorduar në dialogun me Prishtinën dhe unë i kërkova ambasadorit Hill për mbështetjen dhe angazhimin e plotë të SHBA-së në atë rrugë”, nënvizoi ai./abcnews.al