Presidenti i Serbisë, Alesandër Vuçiç zhvilloi një takim me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Suart Mancha.
Vuçiç, gjatë takimit i ka shprehur shqetësime serioze komandantit Macha për përkeqësimin drastik të situatës edhe ashtu të vështirë të komunitetit serb në Kosovë, shkruan Euronews Serbia.
Ai tha se Serbia pret që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral dhe të veprojë në mënyrë proaktive për të parandaluar çdo përçarje të situatës së sigurisë në terren.
Vuçiç ka njoftuar se ka pasur një “bisedë të mirë dhe të hapur” me admiralin Manca, në të cilën kanë shkëmbyer mendime për situatën aktuale të sigurisë në rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes së Mesme.
“Shpreha shqetësimin serioz për përkeqësimin drastik të situatës tashmë të vështirë të komunitetit serb në Kosovë dhe përsërita se Serbia mbështet angazhimin e KFOR-it në zbatimin e rreptë, të plotë dhe të paanshëm të mandatit të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe se presim që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral ndaj statusit dhe të veprojë në mënyrë proaktive për të parandaluar çdo shkelje të situatës së sigurisë në terren”, shkruan Vuçiç në Instagram./abcnews.al
View this post on Instagram