Vuçiç: Mbrëmja e fundit që po flas si kryetar partie, ftoj opozitën në dialog

schedule21:36 - 26 Maj, 2023

schedule 21:36 - 26 Maj, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç teksa  po mbante fjalimin e tij në tubimin “Serbia e Shpresës” tha se fton të gjithë liderët e opozitës për dialog, por nuk do të ketë qeveri të përkohshme.

“Qeveria do të zgjidhet me vullnetin e popullit, jo në rrugë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se ishte hera e fundit që do të fliste si kryetar i SNS-së dhe se dikush tjetër do ta udhëheqë partinë në të ardhmen dhe paralajmëroi se do të formohet Lëvizja për Popullin dhe Shtetin.

“Nesër dikush tjetër do të marrë drejtimin e partisë Progresive Serbe, anëtare besnike e së cilës mbetem. Por unë do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve, jo vetëm i partisë. Ne po fillojmë të formojmë Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin, për të shpëtuar vendin në dy-tre vitet e ardhshme vendimtare dhe kjo nuk mund të bëhet pa SNS-në si strumbullar”, tha ai.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!