Vuçiç: Kosova do vetëm njohjen nga Serbia, por nuk ka për të ndodhur

schedule16:56 - 26 Shkurt, 2021

schedule 16:56 - 26 Shkurt, 2021

Serbia as që e ka ndërmend që të njohë Kosovën, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve. Presidenti Aleksandër Vuçiç tha sot se Kosova do vetëm njohjen, që nuk ka për të ndodhur.

“Prishtina vetëm dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe asgjë më shumë. Nëse ata mendojnë se kjo është reale dhe e mundur, mirë për ta, por ne nuk mendojmë. Atyre nuk iu pëlqen asgjë. E vetmja gjë që ata duan është që Serbia të njohë Kosovën dhe asgjë më shumë” tha sot ai.

Vuçiç deklaroi se Prishtinës nuk i pëlqen marrëveshja e Uashingtonit, ndërsa shtoi se Beogradi pret të shohë se çfarë do të thonë tjetër në Kosovë për një marrëveshjen e nënshkruar në SHBA./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!