Një bisedë serioze që i hap rrugë një takimi brenda një kohe të shkurtër. Në këtë mënyrë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç komentoi bisedën telefonik me të dërguarin special Metju Palmer.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se biseda e tij me të dërguarin për Ballkanit të SHBA, Mathew Palmer, ka qenë serioze dhe beson tek takimet me të. Vucic, pas një bisede telefonike më të emëruarin e Uashingtonit, do të takohet në dhjetë ditët e ardhshme. Nuk ka thënë se nëse ka folur për vazhdimin e bisedimeve, por beson se do të ketë shumë gjëra për të folur.
Presidenti serb ka komentuar bisedën gjatë një vizite tek familjet e viktimave serbë të luftës së Kosovës.
“Ka qenë një bisedë shumë serioze dhe e mirë. Mbetet të shihet nëse do të takohemi në Nju Jork ose këtu, por gjithsesi do të takohemi kudo që të jetë e mundur. Kemi shumë për të diskutuar dhe jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin”.
Ka thënë se megjithatë do të luftoj për interesat e serbëve, por zgjidhja nuk është afër dhe nuk mund të jetë ashtu siç besojnë serbët.
“Jemi larg nga zgjidhja, puna jonë është që të luftojmë për realizimin e interesave tona, por duhet të kuptojmë që nuk do të jetë ashtu si duam ne. Në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka shatërvan dëshirash dhe nuk mund të pretemndosh që gjërat të shkojnë vetëm si duam ne”.
Mathew Palmer dhe Vuçiç pritet të takohen për të diskutuar mundësinë për rifillimin e bisedimeve me Kosovën. Diplomati amerikan nuk ka qenë për vizitë që prej se është emëruar si i dërguar për Ballkanin. /ABC News Albania 24/7