Asociacioni i komunave me shumicë serbe është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Ky është qëndrimi i prerë i Presidentit serb Aleksander Vuçiç ne takimin e tij të parë me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorsensen që kur ky i fundit mori zyrtarisht detyrën më 1 shkurt.
Në rrjetet e tij sociale, Vuçiç theksoj se me Sorensen ka ndare edhe shqetesimin e tij per trajtimin e serbeve të Kosovës.
“E njoha Sorensen me problemet me të cilat ballafaqohet “populli ynë” në Kosovë. Shpreha shqetësimin e veçantë për pozitën e vështirë të serbëve për shkak të veprimeve të shumta të përshkallëzuara, të njëanshme dhe të dhunshme nga Prishtina. Theksova gjithashtu pengesat e vazhdueshme që po vendos Prishtina në procesin e dialogut dhe ritheksova se formimi i Asociacionit është parakusht për fillimin e normalizimit thelbësor të marrëdhënieve”
Vuçiç e cilesoj takimin me Sorensen te hapur dhe te drejte.
“Përsërita qëndrimin e Serbisë se vetëm dialogu konstruktiv dhe kompromisi mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”
Perpara takimit me Vuçiç, Peter Sorensen pati nje ndalese tre ditore ne Kosove, ku u takua me perfaqesues te politikes ne vend, mes te cileve edhe me perfaqesues te listes Serbe.
Pas vizites se Sorensen ne Kosove, ishte presidentja Vjosa Osmani qe deklaroj publikisht se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Themelimi i Asociacionit është parashikuar nga Marrëveshjen e Brukselit e vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbise, edhe pse nuk eshte vendosur ende ne zbatim.