Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vuçiç ka një plan për të destabilizuar Malin e Zi”, Capuni: Ne shqiptarët kemi mbajtur një qendrim

schedule17:03 - 28 Maj, 2024

schedule 17:03 - 28 Maj, 2024

Deputeti i Malit të Zi, Ilir Capuni ka deklaruar në emsionin “Ballkan Update“, se Kampi i Jasenovaçin është një kamp i vdekjes, që paguhet nga lekët e taksapaguesve kroatë. Ai ka theksuar se në bisedat me kolegët e tij, kanë thënë se mund të bëjnë vizitë në kamp dhe mund të japim disa lekë si donacion i buxhetit të Malit të Zi.

Capuni ka thënë se Aleksandër Vuçiç ka një plan për të destabilizuar Malin e Zi.

“Kampi i Jasenovaçin është një kamp i vdekjes, por është dhe një institucion publik i Kroacisë, i cili paguhet nga lekët e taksapaguesve kroatë, për të bërë vetëditësimin jo vetëm të kroatëve por dhe të gjithë të tjerëve, për efektet e gjinociditit ose të kampeve të përqendrimit. Unë në bisedat me kolegët që kanë biseduar dhe kanë dashur të fusin një rezolutë të tillë, i kam thënë pse po bëni PR pa lekë këtë institucioni. Ne mund të shkojmë për ta bërë një vizitë në kamp dhe mund të japim dhe disa lekë si donacion i buxhetit të Malit të Zi. Gjatë ditëve që kanë paraardhur për votimet e rezolutës janë bërë disa takime mes mazhorancës dhe aty është diskutuar për çështjet si do të dalë Mali i Zi në arenën ndërkombëtare. Ne shqiptarët kemi mbajtur një qendrim se nuk është nevoja për të bërë presion në qeveri.

Mirëpo, sipas të gjitha gjasave aty kanë rënë daullet e Vuçiçit dhe ka qene një plan i Vuçicit jo për ta destabilizuar Malin e Zi, por për të ngjallur disa momente të reja në vigjilje të marrjes së këtij raporti në qershor për futen e Malit të Zi në BE përpara shteteve të tjera. Ne këtu shohim putrat e Vuçiçit dhe madje mbrëmë nuk e ka fshehur fare në një emision, duke treguar se e zotëron situatën në Budva”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!