“Vuçiç fitoi, mini-shengeni e ktheu Serbinë qendër të zhvillimeve rajonale”: Instituti i njohur, “shpullë” shqiptarëve

schedule11:09 - 2 Shkurt, 2021

schedule 11:09 - 2 Shkurt, 2021

Instituti i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin ka publikuar sëfundmi një raport në lidhje me rolin e Serbisë në Ballkan si edhe raportin me Kosovën.

Në raport thuhet se roli i serbve është rritur ndjeshëm në rajonin tonë gjatë viteve të fundit dhe kjo ka ndodhur falë politikave të Presidentit Vuçiç në raport me shqiptarët dhe ndaj Kosovës, përcjell abcnews.al.

Kjo e fundit, thuhet në raport, po izolohet edhe më tepër, ndërsa studiuesit i referohen mini-shengenit Ballkanik si një hapje totale të kufijve për Serbinë.

Ndër të tjera, raporti shkruan:

Falë Presidentit Aleksandar Vuçiç, sidoqoftë, Serbia është bërë epiqendra e ngjarjeve në rajon dhe çelësi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Zhvillimi i përbashkët ekonomik dhe krijimi i “Mini Schengeniu” Ballkanik konsiderohen si përparësi në bashkëpunimin rajonal.

Vendet e vogla nuk mund të tërheqin investitorë globalë dhe e kanë më të vështirë të sigurojnë rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Prandaj, për të hequr pengesat e kufirit të brendshëm dhe administrativ, doganat do të ishin më efikase për vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse do të kishin një politikë të harmonizuar të infrastrukturës dhe të punonin sëbashku në rindërtimin ekonomik të rajonit.

Hapja e vendkalimit të integruar kufitar “Preshevë – Tabanovce” midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore është një hap në atë drejtim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, për herë të 11-të deri më tani, gjë që ilustron pozicionin e Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Vuçiç këmbëngul në një kompromis ose zgjidhje “ëin-ëin” midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës, dhe kjo është arsyeja pse ai mori mbështetjen e presidentit francez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!