Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një takim këtë të enjte me ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Socialie të Republikës së Azerbajxhanit, Sahil Babajev, ku e falenedroi për përkushtimin ndaj së drejtës ndërkombëtare, që ky shtet tregoi me votën kundër anëtarësimit të Kosov ës në Këshillin e Evropës.
“Gjithmonë një bisedë e shkëlqyer me miqtë e dëshmuar të Serbisë për të gjitha çështjet e rëndësishme me interes për të dy vendet, përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ushtarak, investimet, si dhe planet për forcimin e partneritetit në fushën e turizmit dhe energjisë”, u shpreh Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Rroftë miqësia mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Azerbajxhanit”, shtoi ai.
Të hënën, në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Azerbajxhani votoi kundër fillimit të procedurës për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për pranim në atë organizatë. /abcnews.al
View this post on Instagram