Vuçiç: Do të shkoj në Bruksel për bisedime me Kurtin, detyra jonë është të mbrojmë Serbinë nga sanksionet

schedule15:37 - 24 Tetor, 2023

schedule 15:37 - 24 Tetor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se pas disa ditësh do të shkojë në Bruksel, ku do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë një vizite në Spitalin e Përgjithshëm në Leskovc, Vuçiq, në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse do të ketë reagim ndaj fjalimit të kryeministres Ana Bërnabiç në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nëse pret që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë, th se Serbia nuk mund të ndryshojë asgjë përveç se edhe ajo përpiqet të thotë të vërtetën, shkruan Tanjug.

“Kryeministrja Bërnabiç bëri një punë të mirë dhe reagoi mirë, ajo dha një përgjigje shumë të mirë, por a do të ndryshojë qëndrimin e fuqive të mëdha, jo, nuk do të ndryshojë. Nëse do të isha analist, mund të komentoja qëndrimet e fuqive të mëdha që mund të dëgjoni. Meqë nuk jam, nuk mund ta bëj këtë, sepse vetëm me pikëpamjet e mia do ta dëmtoja vendin, por diku vihej re një ekuilibër, diku një pasion i fortë kundër interesave të Serbisë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se nuk mund të flasë për agjendën e takimit në Bruksel që është në përputhje me atë që ka diskutuar me “pesëshen e madhe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!