Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh se do takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel nesër ose pasnesër me të cilën do diskutojë edhe për Kosovën.
“Do ta shohim nëse do të jetë procesi i Brukselit apo Berlinit”, deklaroi Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pret nga kjo bisedë përmes një lidhje video.
Merkel, në anën tjetër, pak ditë më parë ka kërkuar takim me presidentin rus, Vladimir Putin, në mënyrë që të eliminohen provokimet ruse në Ballkanin Perëndimor.
“Aktivitetet e Rusisë në Ukrainë, Bjellorusi dhe Ballkan ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e Bashkimit Evropian, prandaj është e nevojshme që blloku me 27 anëtarë të përgjigjet njëzëri”, ka deklaruar ajo para disa ditësh. /Gazeta Express/