Vuçiç dhe Dodik takohen në Beograd: Biseduam për “të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”

schedule14:37 - 4 Shkurt, 2025

schedule 14:37 - 4 Shkurt, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Millorad Dodik janë takuar të martën në Beograd.

Vuçiç tha se takim kishte “rëndësi thelbësore pasi u diskutua për për popullin serb dhe për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të ruajmë paqen dhe stabilitetin, ta vazhdojmë dhe forcojmë rritjen ekonomike dhe t’i mbrojmë interesat kombëtare të Serbisë dhe të Republikës Sërpska”, shkroi Vuçiç në një postim në Instagram.

Më 8 qershor 2024, Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Sërpska e miratuan në një takim të përbashkët një Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!