Vuçiç bisedë telefonike me Netanyahun: Nuk u përmend njohja e Kosovës

schedule19:42 - 11 Shtator, 2020

schedule 19:42 - 11 Shtator, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij izrealit, Benjamin Netanyahun, për të cilën ai thekson se ishte një komunikim i shkëlqyer.

Në këtë bisedë Vuçiç nuk e ka përmendur fare njohjen e Kosovës, nga shteti i Izraelit.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është konfirmuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe vet Netanyahu par kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në Zyren Ovale, ditën kur u nënshkrua marrëveshja ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Ndër të tjera Vuçiç ka thënë se në këtë bisedë është konfirmuar miqësia midis dy vendeve.

Gjithashtu presidenti Vuçiç tregon se një vizitë në Jeruzalem dhe forcimi i bashkëpunimit në të gjitha nivelet është e mundur së shpejti.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin Vuçiç për vendimin për të zhvendosur ambasadën Serbe në Jeruzalem.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!