Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka thënë më 10 shtator se askush nuk do ta marrë si të garantuar fjalën e kompanisë Rio Tinto, dhe që shteti do të sigurojë garanci të dokumentuara para nisjes së punës për mihje të minierës më të madhe të litiumit në Evropë.
Komentet e Vuçeviçit vijnë pas një takimi të zhvilluar në fundjavë mes qytetarëve, përfaqësuesve të Rio Tintos dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili është një prej zyrtarëve që mbështet më së shumti projektin Jadar.
Memorandumi i mirëkuptimit mes Rio Tintos dhe Qeverisë së Serbisë për këtë projekt është nënshkruar më 2017.
Vuçeviç, i cili është bërë kryeministër në fillim të majit, ka thënë se shteti serb nuk do të lejojë njohje të minierës së litiumit pa garanci për mbrojtje të ujit dhe shëndetit publik.