Vuçeviç: Për herë të tretë ushtria është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake për shkak të Kosovës

schedule11:35 - 6 Qershor, 2023

schedule 11:35 - 6 Qershor, 2023

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se shkalla më e lartë e efektivitetit luftarak të Forcave të Armatosura është ende në fuqi, bazuar në vlerësimet ditore të sigurisë.

“Kjo nuk është hera e parë. Kjo është hera e tretë në tetë, nëntë muajt e fundit që ushtria serbe duhet të ketë atë nivel të aktivitetit lidhur me situatën në Kosovë”, tha Vuçeviç për televizionin Happy, shkruan Danas.

Ai shtoi se do të dëshironte që të gjitha çështjet rreth Kosovës të mbeten temë për bisedime dhe diskutime diplomatike dhe jo për veprime ushtarake.

“Unë mendoj se kjo është kryesisht një punë për politikanët dhe ushtria është atje si barriera e fundit e mbrojtjes ose mburoja më e fortë që kemi në raport me qytetarët tanë, pavarësisht se ku jetojnë”, theksoi ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!