Vuante nga zemra, ndërron jetë turisti francez në ishullin e Sazanit

schedule11:43 - 18 Korrik, 2024

schedule 11:43 - 18 Korrik, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Sazanit. Mësohet se ka ndërruar jetë një 38-vjeçar francez.

Fillimisht, turisti nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, pasi vuante nga zemra.

Pavarësisht ndihmës së parë, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të saj./abcnews.al