Vuante nga skleroza, zbulohet identiteti i viktimës që u gjet buzë detit në Vlorë

schedule10:33 - 13 Tetor, 2021

schedule 10:33 - 13 Tetor, 2021

Trupi i pajetë, i dekompozuar që u gjet mëngjesin e sotëm nga peshkatarët në molin e Petrofilerës në Vlorë i përket 71-vjeçares, Nadire Nelaj.

Katër ditë më parë e moshuara ishte larguar nga banesa dhe nuk u kthye më. Sipas familjarëve që denoncuan humbjen e saj, 71-vjeçarja vuante nga skleroza.

Trupi i mësueses në pension u gjet pranë shkëmbinjve ditën e sotme./ Abcnews.al