Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë babai i gazetarit Sokol Balla

schedule22:09 - 25 Qershor, 2020

schedule 22:09 - 25 Qershor, 2020

Lulzim Balla, një nga emrat më të njohur të kamerës televizive ndër vite në Shqipëri, ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeç.

Ai humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte munduar aq shumë vitet e fundit.

Balla është një nga emrat ikone të kamerës televizive në vendin tonë para dhe pas viteve të demokracisë.

Lulzim Balla e nisi karrierën e gjatë në televizion në transmetuesin publik RTSH, dekada më parë.

Me fokusin e kamerës së tij ishte pjesë e sa e sa studiove dhe kronikave televizive.

Pas kontributit shumëvjeçar në televizionin publik, Balla u angazhua edhe në televizione të tjera duke dhënë një kontribut për t’u vlerësuar edhe në rritjen e brezave të rinj të operatoreve.

Veç kësaj Luli, do mbahet mend nga miqtë dhe koleget e botës së televizionit si njeri i qetë i dashur dhe shumë bashkëpunues.

Për të gjithë kontributin ndër dekada të dhëna në fushën e medias, Lulzim Balla u nderua pak kohë më parë me titullin “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!