Vuante nga kanceri i gjirit, ndahet nga jeta modelja e njohur

schedule09:40 - 12 Janar, 2023

schedule 09:40 - 12 Janar, 2023

Një nga supermodelet origjinale që u bë e famshme në vitet 1980 dhe 1990, Tatjana Patitz, ka vdekur në moshën 56-vjeçare. Revista e modës, Vogue raportoi se shkaku i vdekjes së saj lidhej me kancerin metastatik të gjirit.

Patitz ishte e njohur për pozimin krah për krah përkrah ikonave të modelingut si Cindy Crawford dhe Naomi Campbell teksa zbukuronin kopertinën e British Vogue në vitin 1990. Ajo vazhdoi të shfaqej në videoklipin e George Michael për këngën e tij hit “Freedom! ’90.”

E lindur në Gjermani dhe e rritur në Suedi, karriera e modelingut të Patitz filloi në moshën 17-vjeçare. Ajo tërhoqi vëmendjen e fotografit gjerman të modës Peter Lindbergh. Dyshja bashkëpunuan në kopertinën e Vogue dhe vazhduan të punojnë së bashku për një hark kohor prej 30 vitesh.

Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Tatjana Patitz, një mike e vjetër e Peter-it”, postoi Fondacioni Peter Lindbergh në Instagram.

“Fondacioni Peter Lindbergh dëshiron të përshëndesë dashamirësinë, bukurinë e brendshme dhe inteligjencën e jashtëzakonshme të Tatjanës. Mendimet tona shkojnë te të dashurit e saj dhe veçanërisht Jonah. Ajo do t’i mungojë pa masë.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!