Vuani nga tensioni i lartë? Mësoni sa kafe duhet të pini në ditë

schedule08:40 - 23 Janar, 2021

schedule 08:40 - 23 Janar, 2021

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të tregojnë kujdes me kafenë sepse ajo mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër.

Për të arritur në këtë konkluzion, një studim italian të cilit i referohet AgroWeb.org analizoi të dhënat e 1,200 personave nga mosha 18 deri në 45 vjeç.

Ekspertët përmblodhën dhe analizuan të dhënat mjekësore në një hark kohor prej 12 vitesh, shkruan agroweb.org.

Pjesëmarrësit në studim kishin një tension sistolik të gjakut që varionte nga 40 deri në 159 mm/Hg dhe një tension diastolik që varionte nga 90 deri në 99 mm/Hg.

Sipas ekspertëve, njerëzit që pijnë shumë kafe në ditë janë 4 herë më të rrezikuar nga problemet e lartpërmendura.

Njerëzit që pijnë sasi mesatare të kafesë janë 3 herë më të rrezikuar nga këto probleme.

Sasia mesatare e kafesë i referohet 1 deri në 3 pijeve me kafeinë në ditë.

Sasia e lartë ditore e kafesë i referohet 3 -4 ose më shumë filxhanëve kafe në ditë.

Studimi kishte si objektiv të gjente lidhjen mes pirjes së kafesë, tensionit të lartë dhe atakut në zemër por jo të zbulonte shkakun dhe pasojën.

Ekspertët paralajmëruan se njerëzit që kanë probleme me tensionin duhet të kufizojnë sasinë ditore të kafesë dhe nënprodukteve të tij.

Ekspertët inkurajojnë një qasje më të shëndetshme ndaj ushqimit, aktivitetit fizik dhe konsumit të kafesë.

Sipas tyre, një sasi e shëndetshme e kafesë për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë është më pak se 3 filxhanë në ditë./abcnews.al