Vuani nga stresi? Veç ndihmës mjekësore dhe psikologjike, ja se me çfarë mund të lehtësoni gjendjen tuaj

schedule14:50 - 15 Tetor, 2024

schedule 14:50 - 15 Tetor, 2024

Eksperti i bio-mjekësisë, Zef Gjeta ka folur këtë të martë në emisionin “ABC e Mëngjesit” për stresin dhe faktorët që ndikojnë në të. Ai ka është ndalur te disa prej tyre hap pas hapi, duke këshilluar të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes.

Sipas statistikave dhe në Shqipëri dhe në botë është shtuar numri i njerëzve që kanë stres, por dhe shkalla e stresit që ata përjetojnë. Kjo është e kuptueshme, për shkak të larmisë së madhe të punëve.

Por janë dhe disa faktorë që ne nuk duhet të stresohemi, si për shembull, orari. Asnjë vonesë 5 minuta nuk e shpëton njeriun, ndaj duhet ta marrim më shtruar.

Nuk duhet të marrim shumë gjëra përsipër, e para nuk kemi mundësi fizike dhe as mendore, prandaj duhet të merremi me gjërat kryesore siç janë familja apo puna.

Një çështje shumë e rëndësishme është gjumi, kur ne abuzojmë me gjumin, i kemi bërë 8 orë po nuk i kemi bërë të rregullta.

Një shkak tjetër që mund të sjellë stres është dhe ushqimi me tepricë, sepse trupi fillon të orientojë të gjitha bateritë e veta te tretja.

Ana tjetër me rëndësi është të mos ngarkohemi me problemet e të tjerëve. Ne duhet të bëjmë kujdes vetë”, u shpreh Gjeta.

Më tej, ai ka rekomanduar dhe disa elementë natyralë që reduktojnë stresin dhe ankthin e përjetuar.

“Për të shmangur këtë stres ne duhet të përdorim vazhdimisht çajra, ku përfshihet rigoni, gjethja e ullirit dhe në mënyrë të veçantë një bimë që e gjejmë në Shqipëri, Valeriana. Ata duhet ta gjejmë të përgatitur në tretësirë dhe duke hedhur dy tre pika nga ajo në çaj, na ndikon shumë pozitivisht”, tha eksperti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!