Shpesh ndodh që të na tërheqin aromat e bimëve të ndryshme, por pa e ditur që mund të jenë një burim shërues për disa sëmundje. Sipas një studimi të kryer nga “Journal of Agricultural and Food Chemistry” aroma e limonit, portokallit, borzikolut, mangos, livandos, kanellës apo aroma të tjera me bazë bimore mund të ndryshojnë aktivitetin e gjeneve, në mënyrë që të zvogëlohen nivelet e stresit, ulin ankthin, luftojnë inflamacionin e depresionin dhe nxisin gjumin.
Ekzistojnë disa aroma që ndihmojnë në çlirimin e kimikateve në tru që promovojnë gjendjen “alfa”. Ky nivel i relaksuar i valëve të trurit bllokon mbidozën e adrenalinës, shkaku kryesor i nervozizmit.
Aroma e kafesë stimulon prodhimin e antioksidantëve që dobësojnë ankthin. Esenca e vaniljes ofron një relaksim shumë të dobishëm duke bërë të mundur një gjumë të shëndetshëm dhe qetësues.
Jasemini, dafina, livando dhe trëndafili, të njohura për vetitë e tyre relaksuese, mund të na krijojnë një gjendje të shëndetshme me aromën e tyre të këndshme. Janë një mënyrë më e lehtë dhe më e natyrshme për të ulur nivelin e stresit dhe ankthit.
Aroma e mjaltit përmirëson përqendrimin dhe lehtëson tensionin duke optimizuar aftësinë për të perceptuar shqisat. Menteja ndihmon në qartësimin e mendjes dhe inkurajon zhvillimin e krijimtarisë dhe imagjinatës. /abcnews.al

