Vuani nga pagjumësia? Ndiqni këtë këshillë dhe do të flini si një bebe

schedule22:43 - 12 Qershor, 2022

schedule 22:43 - 12 Qershor, 2022

Ankthi, stresi dhe frika janë arsyet më të zakonshme për cilësinë e dobët të gjumit ose faktin që nuk mund të flemë fare. Por terapistja britanike për gjumin, Catherine Pinkham ka zbuluar një truk të thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të kapërceni problemin me pagjumësinë.

“Gjëja më e mirë që mund të bëni është të dilni nga dhoma. Ngrihuni dhe uluni në një dhomë tjetër. Ndryshimi i mjedisit mund të bëjë mrekulli. Kthehuni, shkoni në shtrat pasi keni kaluar të paktën pesë minuta në dhomën tjetër dhe përpiquni të bini përsëri në gjumë,”, thotë ajo.

Gjithashtu, ekspertët rekomandojnë që të mos kaloni kohë para televizorit apo telefonit gjysmë ore para se të shtriheni. Ata përmendin pajisjet elektronike si një nga shkaktarët e çrregullimeve të ritmit natyror të organizmit, pra shtypin çlirimin e hormonit melatoninë, i cili ndikon pozitivisht në gjumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!