Vuan nga çrregullimet e humorit, ish-“ylli” argjentinas shtrohet në spital psikiatrik

schedule11:16 - 26 Janar, 2024

schedule 11:16 - 26 Janar, 2024

Dikur ishte mes më të mirëve, por kohët ndryshojnë dhe tashmë është duke kaluar ndoshta periudhën më të errët të jetës së tij. Ish-anësori i Napoli, PSG e Kombëtares argjentinase, Ezequiel Lavezzi është shtruar në një spital psikiatrik, në Buenos Aires, pasi vuan nga ipomania, një sëmundje që prek humorin e një personi duke e bërë atë edhe të jetë agresiv.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave, Lavezzi i është nënshtruar një regjimit tejet rigoroz, ku disa ditë i ka kaluar edhe në izolim të plotë nga të tjerët. Prestigjiozja franceze, “L’Equipe” ka arritur të zbulojë edhe një bisedë, me një të afërm të 38-vjeçarit, i cili ka treguar se gjithë sakrificën ish-“ylli” i krahut të majtë të sulmit po e bën për djalin e tij.

Po ashtu, Lavezzi i është rrëfyer të afërmit të tij se në këtë periudhë rehabilitimi duhet edhe të lërë pas abuzimet me drogën dhe alkoolin, ndërsa , avokati i ish-sulmuesit shprehet se Lavezzi do të qëndrojë në klinikën e rehabilitimit për një periudhë të paktën trejavore ndërsa më pas mjekët do të marrin një vendim nëse argjentinasi mund të rikthehet në shtëpi apo jo. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!